Biberaj: Të bëhet publike marrëveshja e fshehtë Thaçi-Vuçiç. A ka dijeni Rama për këtë?

0
176

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Aleksandër Biberaj i kërkon kryeministrit Edi Rama që të shprehet publikisht nëse ka dijeni lidhur me marrëveshjen e mundshme mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit, që u denoncua sot më herët nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

 

Reagimi i plotë i Aleksandër Biberajt

TË BËHET PUBLIKE MARRËVESHJA E FSHEHTË NDËRMJET HASHIM THAÇIT DHE ALEKSANDËR VUÇIÇIN! EDI RAMA TË SHPREHET PUBLIKISHT NËSE KA DIJENI PËR KËTË MARRËVESHJE!

Të dashur miq,

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës, se Hashim Thaçi e ka marrëveshjen e gatshme me Aleksandër Vuçiçin. Në kushtet kur Hashim Thaçi ka kohë që po punon kundër interesit të Kosovës dhe popullit të Kosovës, është imperativ urgjent që të bëhet publike marrëveshja e fshehtë që ka me Aleksandër Vuçiçin (pa dijeninë e parlamentit, të qeverisë, të partive politike, dhe as të popullit të Kosovës) me mbështetjen dhe inicimin e lobingjeve financiare dhe politike anti-shqiptare. I bëj thirrje publike Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që t’i tregojë shqiptarëve nëse ka dijeni për këtë marrëveshje!

https://www.facebook.com/AleksanderBiberaj/posts/2734533083329940

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here