Ironia/ Burri arrestohet në Francë për shitje maskash dhe dezinfektantësh të skaduar, kryeministri shqiptar i shpërndan ato në spital

0
122

Në këtë kohë kaq të vështirë të përhapjes së koronavirusit dhe ankthit të qytetarëve që kërkojnë të blejnë maska mbrojtëse, ka nga ata që synojnë të përfitojnë nga koronavirusi dhe ankthi që kap vendin, për të bërë biznes.

Një qytetar francez dyshohet se ka shitur maska të skaduara online në Le Bon Coin.

Banori i Ain u arrestua në 21 shkurt si pjesë e një hetimi nga brigada e kërkimit Bourg-en-Bresse. Duke e paraqitur veten si “pronar biznesi”, ai dyshohet se ka shitur në internet 200,000 maska ​​mbrojtëse të cilat kanë skaduar gjashtë vjet më parë.

Tregtarët dhe bashkëpunëtorët e tij të mundshëm thuhet se kanë falsifikuar datat e skadimit të tyre me pullë për të treguar se maskat ishin akoma të vlefshme deri në gusht 2022.

Data e skadimit në këto kuti është shtator 2012. Policia përgjoi tre persona. Përveç maskave, oficerët kapën një tretës, i cili ndoshta ishte përdorur nga të dyshuarit për të hequr datën e skadencës nga maskat. Sipas informacionit, maskat e skaduara ishin blerë për 1 euro copa në Marsejë.

Ndërkohe që ne Shqipëri ekziston nje bote paralele tjeter, pasi vetë kryeministri në këtë kohë epidemie, ka shpërndarë maska të skaduara nëper spitale.

Denoncimi për keto maska u bë fillimisht nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha që në një konferenmcë për shtyp, ku zbuloi se kutia e maskës tregonte se ajo kishte skaduar që në vitin 2011, por u ishin shpërndarë mjekëve në spitalin e Kamzës.

Ajo që e bënte edhe më të rëndë skandalin dhe që opozita kërkon të ndërhyjë prokuroria është vendosja mbi datën origjinale të skadencës një pullë fallco skadence që shënon vitin 2020. Skandalin e pranoi edhe vetë kryeministri Rama që u përpoq ta minimizonte atë.

Pa iu dridhur qerpiku Rama tha se ato mund të përdoren gjerësisht edhe pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here