Koronavirusi/ Konfirmohet rasti i parë në Turqi

0
157

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka konfirmuar rastin e parë të koronavirusit në vend, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për mediat, Koca tha se personi i prekur është në gjendje të mirë, ndërsa bëri thirrje që qytetarët të mos dalin jashtë vendit në rast se nuk kanë emergjencë.

“Të gjithë anëtarët e familjes dhe të afërmit e tij janë nën mbikëqyrje”, njoftoi Koca duke theksuar se pacienti është infektuar në një udhëtim në Evropë.

“Një rast apo disa raste (me koronavirus) nuk duhet të konsiderohen si një epidemi”, shtoi ai.

Ministri turk kërkoi nga qytetarët të mos dalin jashtë vendit në rast se nuk ekzitson nevoja dhe që t’i respektojnë udhëzimet për mbrojtje nga virusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here