Maskat e skaduara, mjeku i ‘përvishet’ keq Ramës: Vemje e pështirë, këtu jargavitesh triumfator se qëndron mbi një popull bagëti…

0
259

Ditën e djeshme Partia Demokratike zbuloi një skandal të vërtetë lidhur me maskat që u janë shpërndarë ekipeve mjekësore nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat ishin të skaduara që prej vitit 2011.

Por si shumë skandale që kanë ndodhur nën qeverisjen e socialistëve, edhe këtë herë Edi Rama tentoi tu hidhte hi syve qytetarëve me këtë çështje, duke u mbajtur në fije të perit pas propagandës, se opozita po bën politikë me armikun që sot e ka emrin koronavirus.

Permes një reagimi në rrjetet sociale kirurgu Gëzim Xhepa shprehet se maskat e përdorura jo vetëm që e kanë humbur vlerën e tyre, por për shkak të shumë viteve të magazinimit, ato janë bërë objekt dhe i një sërë ekspozimesh ndaj pluhurave.

Postimi i plotë i mjekut:

Larg qëndrimeve politike pro apo kundra maskave të skaduara, që na janë vënë në dispozicion, duke e ndjerë veten të mashtruar, poshtëruar dhe të keqtrajtuar në personalitetin dhe shëndetin tim dhe të kolegëve të mi…, po jap një skemë fispatologjike të problematikave të këtij kontigjenti maskash…: Maskat e skaduara prej 11 vitesh kanë kaluar një magazinim të tejzgjatur…

Dihet që malli pasi humbet vlerën, humb dhe peivilegjin e një magazinimi të kujdesshëm… Humbja e kushteve të magazinimit çon në mbivendosje fungesh…, bile në shumë raste dhe pluhrash… Vendosja e një maske të tillë, që identifikohet nga aroma e magazinimit të zgjatur, çon shpejt në myko-konioza…, me pasojë minimale të sindromeve alergjike akute në rrugët respiratore….

Sindroma të tilla çojnë në reaksione inflamatore lokale të këtyre rrugëve…, me pasojë hapjen e rrugëve për infeksione bakteriale, virale, apo mykoide…, përfshirë dhe coronavirusin… Ndaj i nderuar zyrtar, a politikan…, kushdoqofsh ti që ke qenë në dijeni të një akti të tillë të paskrupullt ndaj një rrethi profesional që në çdo rrethanë sakrifikon për jetën dhe shëndetin e të tjerëve…, je një vemje e pështirë që me këtë akt pështirosësh kudo në botë do dēnoheshe për krim ndaj jetës me paramendim dhe përfitim…, por këtu jargavitesh triumfator se qëndron mbi një popull bagëti, të tredhur që në vegjëli…!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here