Rama ‘ultimatum’ qytetarëve: Kush thyen vetë-karantinimin 5 mijë euro gjobë

0
138

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar duhet të tregojmë kujdes të madh nga koronavirusi dhe ndërkohë deklaroi se kush thyen vetëkarantinimin do të marrë gjobë prej 5 mijë eurosh.

“Ruajna Zot nga ata që mund të na afrohen. Më ka pëlqyer shprehja e një miku që thoshte se frika krijon rrezikun. Rrezikut nuk i frikën kur ka arsye dhe të drejtë. Korona është njësoj si me humnerën, është njësoj si me zjarrin po u fute trimërisht, pranga shumë kush nga ne e merr si të lehtë, luan me zjarrin dhe rrezikon realisht të bie në humnerë.

Kjo nuk është kohë normale por kohë lufte me një armik të padukshëm, e di se sa e rëndë është për të gjithë të mbylleni por është shumë e rëndësishme. Por më duhet të marrim masa drastike, do të ngrihen postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do të verifikojnë nëse ka të ardhur nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit të cilët ndalohen të dalin nga shtëpia.

Nga nesër kush prej tyre do të kapet në rrugë, do të dënohet me 5 mijë euro gjobë. Do të ndalohet të largohet nesër në Itali pas ikjes së epidemisë nëse nuk do të ketë paguar gjobën. Ju kërkoj shumë ndjesë është një masë që në kushte normale do të ishte absurditet, nuk do doja kurrë t’ua kërkoja këtë. por kjo nuk është një kohë normale, futeni në kokë, është një kohë lufte me një armik që nuk duket por është rreth secilit prej nesh.

DO ta kalojmë siç kaluam tragjedinë e 26 nëntorit ku dolëm më të fortë”, tha Rama./abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here