Nga Ergys Mertiri
Po mire, Franca, Gjermania, Zvicera, kane me pak raste me koronavirus sesa Shqiperia, qe nuk ndermarrin masa te tilla kaq ekstreme? Vertete duhet patur kujdes, por eshte e tepert te pezullosh jeten e te gjithe njerezve me masa te tilla. Nuk marr persiper te bej nje vleresim te situates, por me duket gjithcka absurde. Sigurisht, per te mbrojtur jeten ia vlen te behet cdo sakrifice, por, kur situate qenka kaq serioze, cfare kane bere keta per jave te tera?
Pike se pari, para se te detyrosh te tjeret te mos dalin nga shtepia, krijo kushtet e duhura. Ver mates termike kudo, menaxho rastet, heto kontaktet e personave te prekur, mbikqyr kufinjte, rregullo spitalet, dhe mbi te gjitha mbaj pergjegjesi per gjithcka qe ke bere keq! Mbaj pergjegjesi per gjumin qe ke bere derisa u zbulua rasti i pare, mbaj pergjegjesi per moskontrollin e kufinjve, per mosmbylljen e kufinjve me italine, per maskat e skaduara, per genjeshtrat e njepasnjeshme qe ke thene…
Jo me larg se dje, isha ne Podgorice dhe kalova ne piken kufitare te Hanit te Hotit. Asnje kontroll nuk me bene, as kur hyra e as kur dola. Mesa duket masat qe di te marre qeveria jane vetem ato qe i japin dajak qytetareve!
Kur u hodh alarmi qe ne nuk kemi gati asgje per te perballuar nje perhapje te virusit, genjyen duke thene se kishin bere gati nje vend karantine, te cilen e paskeshin mbajtur fshehte qe te mos trembin njerezit. U tha se per kete eshte gati spitali i Kavajes, ndersa sot rastet po i trajtojne ne Tirane. Kur doli rasti i pare u tha se nuk ka asgje per tu shqetesuar pasi situata eshte ne kontroll. Kur vdiq pacienti i pare u tha se ishte vetem ne dhome dhe doli qe nuk ka qene keshtu. Nderkohe, betonieret e Erion Veliajt, ishin ne pune me enegji te plota sot, tek kulla e re qe do ndertohet tek sahati. Si mund ti besojme ketij shteti?
Tashme flitet per nje situate apokaliptike qe detyron te gjithe popullsine te qendroje ne shtepi!
Ketu, ose ka dicka katastrofike qe nuk na e thone, ose e gjithe kjo eshte nje shfaqje e shemtuar, per te krijuar idene se shteti eshte ne kembe, ne menyre qe, kur gjithcka te kete kaluar, te mbushin dynjane me propaganda duke thene se qeveria menaxhoi krizen pandemike. Me nje fjale, Kryeministri e fitoi luften, Rama mundi Bajlozin.
Per kete, qeveria po ve ne panik popullsine duke i bere njerezit te shqyejne banaket e supermarketeve, dyqaneve ku shitet miell e patate me thase, ndersa rrezikojme te shkaterrojme ekonomine nga paralizimi i biznesit.