Viktimat dhe rastet e prekura nga koronavirusi vijojnë të shtohen në Spanjë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vend, ka shkuar në 84 numri i viktimave. Vetëm një një ditë kanë humbur jetën 47 persona.
Gjithashtu janë konfirmuar 2,968 raste me koronavirus.
Ndërkohë Sllovakia mbylli kufijtë për shtetasit e huaj dhe aeroportet ndërkombëtare për të parandaluar udhëtimet brenda dhe jashtë vendi.
Njoftimin e dha kryeministri Peter Pellegrini ditën e sotme.
”Do të futen kontrollet kufitare dhe do të mbyllen shkollat, sportet dhe qendrat e kohës së lirë. Qendrat tregtare gjithashtu do të hapen vetëm gjatë ditëve të javës”, tha Pellegrini.
Deri më tani janë regjistruar 16 raste me koronavirus në Sllovaki.