Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të Donald Trump për ndalimin e të gjitha fluturimeve me Evropën.
Në një deklaratë për mediat, liderët e BE e kanë dënuar vendimin e Trump, duke thënë se është një vendim i një anshëm.
“Koronavirusi është krizë globale, nuk është i kufizuar në ndonjë kontinent dhe kërkon bashkëpunim në vend të veprimit të njëanshëm. Bashkimi Evropian është duke ndërmarrë veprime të fuqishme për të kufizuar përhapjen e virusit”, thanë përmes një deklarate të përbashkët presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel
Më herët Donald Trumo duke folur nga Zyra Ovale tha se fluturimet nga 26 vende të Evropës që janë pjesë e zonës së lëvizjes së lirë Schengen, për në Shtetet e Bashkuara, do të pezullohen për 30 ditë, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në SHBA.
Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe vendet e tjera jashtë Schengenit nuk ndikohen nga ku vendim.