“Të mbrohemi nga një e keqe e madhe”, Vasili: Infektivi nuk është vija e parë ku duhet të jetë fokusi

0
129

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ftuar në studion e Abc News për të folur për situatën e krijuar nga përhapja e koronaviruist në vend, tha mes të tjerash se spitali infektiv nuk është vija e parë, por e fundit. Sipas tij fokusi duhet të jetë tek qendrat shëndetësore dhe klinikat.

Pjesë nga fjala e Vasilit:

“Ne dëgjojmë që vazhdimisht vetëm flet. Flet kryeministri, flet ministri. Njohuritë e këtyre dy njerëve mbi pandemitë janë pak të thuash mediokre. Duhet të heshtin dhe të flasin njerëz që zotërojnë fushën.

Kemi një pjesë të madhe të ushtrisë, thelbi i çështjes është mjeku i familjes, ju dëgjoni vetëm 127. Nuk ëhstë kështu një pandemi. Ju nuk keni dëgjuar gjëkundi fjalën parësor dhe mjeku i familjes. Nuk është vija e parë te spitali infektiv. Është vija e fundit. Është ngjitëse, nuk ka qenë më pak ngjitëse sëmundjet e tjera. Gripi i derrit ka patur katër fishin e rasteve. Në memorien tuaj nuk ju ka lënë kujtime të hidhura. Mobilizimi i gjithë këtij fronti, i gjithë ushtrisë së mjekëve”.

“Parësori ka një gjë, fokusi duhet të kthehet atje. Ju e dini që njerëzit hyjnë e dalin në shumë pika kufiri. Në të gjithë këtë që kemi, të gjitha këto pika rastet i kemi të importuara. Është një e keqe që na vjen nga jashtë. Edhe në pikën kufitare më të humbur mund të hyjë rasti i dyshimtë. Ku do e kenë kontaktin eparë , në poliklinikë. Këta kërkojnë që ushtria të jetë në rregull. Duhet të mbrohemi nga një e keqe e madhe. Prej një muaj e ca në një mënyrë të rrufeshme duhet të ishte bërë trajnimi bazë i të gjithëve. Ju i shikoni poliklinikat që nuk kanë bazë. Kjo kërkonte mobilizim fondesh sepse në momentin që fillon pandemia edhe po të duash të blesh jashtë gjithë të prokupuar me veten. Ne luajmë me numra shumë të vegjël. Kam kërkuar publikisht, intensifikoni maksimalisht informacioni. Kam kërkuar që të bëhej përpara ky sensibilizim”, tha Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here