Një i ri i cili u diagnostikua me koronavirus më 26 shkurt në Kroaci, pas testit të bërë sot ka dalë negativ ka bërë me dije ministri Shëndetësisë.
I riu doli negativ në dy teste të njëpasnjëshme për koronavirus dhe tani është në kujdes shtëpiak, tha ai. Autoritetet po ashtu njoftuan se në Kroaci janë shfaqur edhe pesë raste të reja me koronavirus dhe se të gjitha ato kanë lidhje me të sëmurët e mëparshëm. Rrjedhimisht, numri total i të sëmurëve në Kroaci është 24.