Tajlanda një ndër vendet më të vizituara në botë, është boshatisur nga turistët si rrallë herë më parë dhe ka pritur sëfundmi disa “turistë” jo të zakonshëm.
Mediat e huaja kanë publikuar disa foto ku shihet se qindra mjamunë të egër kanë mbushur qytetet tajlandeze, dhe të gjithë së bashku kanë luftuar për një banane, ushqimi i tyre më i preferuar.
Këtë herë me rrugët bosh të qyteteve kanë qenë majmunët ata që kanë tërhequr vëmendjen me luftën e tyre për një banane, pasi kur kishte turistë ishin këta të fundit që ushqenin majmunët.
Përmes një video të publikuar nga mediat e huaja duken pamjet e frikshme në qytetin e Lopburit, ku majmunët janë në luftë për mbijetesë, dhe sulmojnë njëri-tjetrin për ushqim.
“Dukeshin më shumë si qen të egër sesa majmunë. U bënë si të çmendur për një copë ushqim, duhet të kenë qenë shumë, shumë të uritur.- tha një qytetar që regjistroi videon.