Të tjera qytete në “shtetërrethim” / Ja akset të cilat bllokohen në vazhdim

0
175

“Nga e shtuna në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë do të mbyllen të gjithë lokalet dhe mjediset e mbyllura si pas të njëjtave kategori në Tiranë dhe në Durrës”.
Është kjo një masat shtesë që kryeministri Rama lajmëroi për shkak të koronavirusit.
“Do të bllokohet qarkullimi edhe në akset Vlorë – Fier dhe Fier – Lushnje dhe Shkodër – Lezhë. Perimetri i do të shtrohet edhe në Elbasan – Korçë.
Do të këputjen lidhjet mes këtyre qyteteve me automjetet private. Të gjitha kompanitë prodhuese dhe sipërmarrjet e shërbimit duhet të marrin masa që të sigurojnë lëvizjen e punonjësve të tyre.
Të gjithë punonjësit e administratës duhet të paraqiten me kartë. Sanksionet për shkelësit do të jenë të ashpra dhe do të vijnë duke u shkallëzuar” – tha Rama duke lajëmruar që edhe TV-të nuk duhet të mbajnë programe me më shumës e 2 të ftuar në studio.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here