U ndalua se nuk u izolua pasi u kthye nga Italia, reagon Olsi Bylyku

0
152

Ditën e sotme, në media të ndryshme qarkulloi lajmi se aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku ishte ndaluar nga policia për shkak se nuk kishte lejen e posaçme për të lëvizur.

U tha gjithashtu se ai është kthyer nga Italia në datën 8 mars dhe nuk është vetëkarantinuar. Për të gjitha këto, Olsi ka reaguar me një shkrim të gjatë në Instagram ku shfaqet mjaft i indinjuar.

“E kapi policia tu bo xhiro ne Tirane” , “ E kapi policia , pa leje qarkullimi” , “Olsi Bylyku shoqerohet per ne burg” “Na jep mend ne instagram dhe vet del xhiro” ???????? Hej ZOT na fal , mjafto 1 foto & 1 shkrim edhe te gjykojn te gjithe! O njerez jam me rroge njelloj si ty qe punon ne call center , njesoj si ty qe punon ne fabrike , njesoj si ty qe punon ne supermarket apo cdo njeri tjeter qe me shkruan “si tja bejm ne te tjeret te rrim ne shtepi kur jemi ne pune”. Qe nga dita qe jam kthyer ne Tirane , jam vetkarantinuar pa pasur kontakt me familjen dhe njerzit e mi te dashur gjithashtu kontrrolle te vazhdueshme me nje nga mjeket e infektivit per te qene i sigurt pasi iu tregova qe me duhet te paraqitem domosdoshmerisht ne pune dhe nuk dua te rrezikoj njerzit qe une punoj…kontrrolli sot i Policise ishte 1 kontrroll per te verifikuar nese makina ime kishte leje per te qarkulluar dhe leja ishte ok , me targe te derguar ne polici nga institucioni ku une punoj. Pjesa qe un po thyeja rregullin e izolimit pasi sipas rregullave kur kthehesh nga shteti italian un duhet te isha per 14 dit i izoluar , edhe pse cdo rezultatet eshte negativ isha akoma i rrezikuar dhe nuk duhet te shkoja ne pune. Keshtu qe e falenderoj Policine e Shtetit pasi kjo ishte menyra me e mire qe keto dite mos jem i detyruar te shkoj ne pune derisa cdo gje te normalizohet, dhe jam i lehtesuar qe te pakten u degjua zeri shtetit per kete problem! Perqafime ????”, shkruan Olsi. Këto ditë Shqipëria po përballet me një situatë mjaft të vështirë për shkak të Koronavirusit dhe masa të tilla janë të nevojshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here