Ndërkohë që shtohet numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri, në 38 sot, është shtuar edhe numri i atyre që janë shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë. Nga 9 ditën e djeshme, numri i tyre shkoi në 12 ditën e sotme, të shtunën.
Mësohet se dy prej tyre janë në terapi intensive, pasi gjendja paraqitet më e rëndë, sipas informacioneve të fundit nga znj.Albana Fico, Drejtore e ISHP.
Dy personat e shtruar në terapi intensive janë një 66-vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri.
Fico tha se në Tiranë janë regjistruar 22 raste të infektuarish; në Durrës 5 raste (një prej të cilëve ka ndërruar jetë); në Lushnje 2 raste; në Elbasan 2 raste; në Fier 5 raste dhe në Rrogozhinë 2 raste.
12 të shtruarit në Spitalin Infektiv janë nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushnja dhe Rrogozhina dhe në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.