Koronavirusi në Itali, meshkujt më të prekur se femrat…

0
114

Instituti Suprem i Shëndetit Publik në Itali ka publikuar një tjetër raport mbi karakteristikat  e pandemisë së koronavirusit që ka prekur popullsinë italiane.

Deri më sot në itali janë 2 viktima nën moshën 40 vjec nga koronavirusi. Njëri prej tyre 40 vjeç vuante nga obeziteti, diabeti e nga patologji psikiatrike, ndërsa tjetra 39-vjeçare ishte femër e cila vuante nga patologji neoplastike, (tumor).

Sipas analizimit të të gjitha të dhënave të mbledhura në nivel kombëtar deri në orën 16:00 të12 marsit 2020, është vërtetuar se pandemia në Itali ka prekur më shumë meshkujt se sa femrat.

Mosha mesatare e personave të infektuar është 64 vjeç.

Mosha mesatare e viktimave si për meshkujt dhe femrat është 80 vjeç.

Tek meshkujt mosha mesatare e viktimave nga koronavirusi është 80,3 vjeç, ndërsa tek femrat është 84,2 vjeç.

Koeficienti i vdekjes tek meshkujt është më i lartë, 7.2% ndërsa tek femrat është 4.1%.

Koeficienti i vdekshmërisë në nivel kombëtar është 5.6%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here