Një nuse ka përhapur zemërim në rrjet pasi i tha të ftuarve të dasmës se ishin të vdekur për të nëse mungonin në ceremoninë e saj prej epidemisë së koronavirusit.
Në një status në Facebook që më pas u shpërnda në mënyrë anonime, nusja amerikane shpjegoi se do të martohej për 37 ditë pasi kishte shpenzuar mijëra dollarë për ditën e madhe.
“Unë kam shpenzuar mijëra dollarë. Kam punuar me çdo gjë, kështu që e ndjej si detyrim që t’ia kujtoj të ftuarve të mi, se nuk më intereson. Nëse mungoni në dasmën time prej paranojës së koronavirusit. Ju jeni të vdekur për mua.” – shkruante ajo.
Shumë përdorues të Reddit iu kundërvunë nuses duke i thënë se kjo është më serioze se dasma e saj pasi bëhet fjalë për jetën e njerëzve.
OBSH ka thënë se për të parandaluar përhapjen, është e rëndësishme që njerëzit të mos marrin pjesë në tubime ku transmetohet shumë shpejt sëmundja nga një person tek tjetri