Ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit djali nga Tirana për të cilin dy ditë më parë, vetë Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj u interesua pas denoncimit në një lidhje live me emisionin Open.
Top Channel raporton se miku i qytetarit që kërkoi ndihmë për shokun gjatë lidhjes live me emisionin, pasi kishte pasur temperaturë të lartë prej ditësh, kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, por gjendja e tij është e mirë.
Ndërsa miku i tij (personi ne foton lart) nuk ka shfaqur asnjë shenjë të COVID-19, por megjithatë ai është vetë izoluar për çdo rast.
Dy dite me pare, pasi është paraqitur ambulanca në shtëpinë e djalit që ishte me temperaturë 40 gradë prej një jave, edhe shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shkoi personalisht në shtëpinë e rastit në fjalë.