Unë i lutem zotit, nuk duartrokas!

0
173

Nga: Dritan Kaba

Nuk do dal ne ballkon edhe si i marre te duartrokas ne ajer!
Une do ndez ne darke nje qiri ne dritaren time edhe do t’i lutem Zotit per mjeket, infermieret, punetoret e pastrimit ne spitale, mirembajtesit, shoferet e ambulancabe dhe gjithkend tjeter qe sherben ne shendetesi apo ne sherbimet e tjera publike!
Une do ndez nje qiri tjeter per familjet, qe jetojne ne çadra nga pasojat e termetit dhe nuk kane uje me se te lahen. Ne nuk i shohim se mediat i kane harruar!
Une do te lutem per familjet ne nevoje, qe nuk kuntohet askush per ta!
Une do lutem per punetoret qe kane humbur vendet e punes!
Une do te lutem per te rinjte dhe femijet, qe te kalojne kete vit te traumatizuar dhe ne mesime por edhe ne jeten e tyre te perditshme!
Une do t’i lutem Zotit per te semuret, familjet e invalideve, te familjeve qe kane femije autike dhe ne keto momente te veshtira per ta askush nuk po iu vjen ne ndihme!
Une i lutem Zotit, nuk duartrokas si ne paradat e 1 majit, me komanden e Gjithologut kokebosh!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here