VIDEO/ 127-a nuk i përgjigjej, i infektuari me koronavirus kërkon ndihmë live në Open

0
142

Në emisionin e se enjtes, Open, gazetarja Sidorela Gjoni intervistoi një qytetar një qytetar që denoncoi se miku i tij mund të ishte i infektuar me covid-19. Ai kishte prej ditësh temperaturë tejet të lartë ndaj dhe miqtë e familjarët ishin të shqetësuar.

Qytetari me insistim kërkonte prezencën e mjekëve për ta verifikuar këtë pasi megjithëse i kishin telefonuar disa herë 127-ës nuk kishin marrë përgjigje dhe as mjeku nuk kishte shkuar në shtëpi ashtu sikurse i qe premtuar përmes telefonit.

Duke parë këtë pamundësi të autoriteteve mjeksore për tiu përgjigjur një rasti urgjent, miku i personit me temperature kishte shkuar edhe në polici për ndihmë, por përsëri nuk kishte zgjidhur gjë. Ndaj kësaj situate absurde mundësia e vetme ishte ti drejtohej mediave dhe pikërisht emisionit “Open”.

Pas këtij denoncimi, drejtuesja e emisionit Eni Vasili u lidh direkt me shefin eemergjencës Kombëtarë, Skëndër Brataj. Pas debatit dhe ngritjes së toneve live (shiko videon poshtë) ambulanca me mjekët shkuan të verifikonin rastin në fjalë dhe i morën atij mostrat për analiza.

Sot pas rezultateve të tyre ka rezultuar se qytetari me temperaturë të lartë ishte i infektuar me korronavirus dhe pamundësia e sistemit shëndetësor për ta ndihmuar mund të vinte atë në rrezik jete, dhe mund ta shndërronte në një burim të pa mat kontaminimi.

Pra ky është rasti tipik që tregon se si mediat mund të bëhen një aleat tejet i vlefshëm në atë që kryeministri e quan betejën e përbashkët të të gjithëve. Por duke sulmuar gazetarët dhe emisionet e mbrëmjes Edi Rama tregon se më shumë sesa ky koalicion real kundër “armikut”, atij i intereson moscënimi i propagandës së tij.

Dhe këtu tragjik është fakti se kjo lloj sjelljeje paguhet me çimin e jetëve njerzore. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm që mjeksia jonë nuk ka aftësinë për të bërë gjithçka, aq i ka mjetet, personelin dhe mundësitë, por së paku këto mangësi duhet ti bëjnë të gjithë bashkë, dhe jo me mendësinë rilindase për të anatemuar ata që ndihmojnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here