Edi jam, ju flas nga Surreli!

0
131

Prej ditësh Tirana e Durrësi janë përfshirë ne një plan shtetrrethimi, ndërsa nga fillimi javes kjo praktikë do ndiqet ne te gjithë vendin. Ndersa qytetaret jane vetë karantinuar nga te katra anët e vendit pas thirrrje te autoriteteve,  rastet me koronavirus sot kanë shkuar në 42.

Por ajo që është vënë re këto ditë janë sjellja dhe veprimet e kryeministrit. Së pari, ‘makthi’ në telefonat e çdo shqiptari, ku kryeminstri me nje mesazh zanor jepte direktiva se si duhet te sillen shqiptaret këto kohë. ‘Edi jam, laj duart, hap dritaret, mos dëgjo mediat …etj”, vazhdonte mesazhi i kryeministrit te çdo shqiptar që bënte një telefonatë.

Së pari, kjo nismë është personalizuar qëllimisht nga kryeministri, i cili edhe në këto kohë nuk heq dorë nga protagonizmi dhe show. Fare mirë në këtë audio mund të ishte zëri i një mjeku specialist të njohur të fushës apo edhe një zë i paidentifikuar që të fliste në emër të qeverisë. Pasi nuk pse kreu i qeverisë ta personalizojë këtë betejë, e cila në fakt nuk kryhet nga shtëpia në Surrel por nga mjekët e infermierët që janë në vijën e parë të frontit.

Së dyti, janë konferencat live që Rama mban nga shtëpia e tij në Surrel. Si asnjë lider në Rajon e më gjerë në Evropë, kryeministri u komunikon qytetarëve thirrjet dhe masat e reja të ndërmarra nga qeveria nga ambientet e shtëpisë. Conte, Macron, Trump e deri te Albin Kurti i Kosovës komunikojnë çdo vendim nga zyra e qeverisë. Por Rama ynë është ndryshe. Madje këto ditët e fundit ka filluar ti japë qytetarëve ide se si ta kalojnë ditët, duke i këshilluar edhe për joga!

Padyshim shëndeti është mbi të gjitha dhe vetë kryeministri pikë së pari është një njeri që ka familje dhe duhet të jetë pranë tyre. Por , por, nga ana tjetër ai është kryeministri i vendit dhe si i tillë i takon të marrë përgjegjësitë e detyrës. Të paktën konferencat ti mbante nga Kryeministria!

Standard.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here