‘Është hakmarrje e ulët e Edi Ramës’, mjeku i QSUT që u shkarkua: Do ndjek rrugën ligjore…

0
139

Mjekut të urgjencës, Ilir Allkja i cili pak ditë më parë nxiti reagime pasi deklaroi se mjekët nuk janë të pajisur me mjete mbrojtëse dhe se janë në rrezik të vazhdueshëm të infektohen me COVID 19, i është komunikuar dje largimi nga puna.

Në një intervistë për Fax News ditën e sotme Allkja deklaroi se kjo është një hakmarrje e pastër e Edi Ramës, ndërkohë që shtoi se do të ndjekë rrugët ligjore.

“Më thonë duhet të largohem nga puna se kishte porosi nga drejtori i QSUT-së. I thashë ma jep me shkrim. Unë nuk mund ta braktis vendin e punës me fjalë, sepse është detyra ime.

Ndërkohë pashë në disa portale kishin filluar të shkruanin se mjeku pushohet nga puna. Kjo më bëri të dyshoj që ka një burim tjetër zyrtar që e ka shpërndarë këtë lajm.

Është hakmarrje e ulët e kryeministrit. Unë i urrej regjimet autoritare. Por unë kam punuar me ndërshmëri në punën time si mjek në 27 vite punë nuk kam marrë asnjë masë disiplinore, nga Urdhdhëri i Mjekëve. Unë do të ndjektë gjithë rrugët ligjore.

Unë kisha punën time, u kam shpërbyer të majtë e të djathë, të varfërve dhe të pasurve. Në gjithë jetën time nuk kam pasur asnjë shkelje dhe nuk ka asnjë ankesë karshi meje, për shkelje të etikës në punë, të betimit të Hipokratit, i kam trajtuar si të jenë familjarët e mi.”- tha Allkja.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here