Është koha e Hipokratit, jo e autokratit

0
155

Nga Prof. Lisen Bashkurti

 

Keto dite te renda per mbare njerezimin mjeket po behen heronjte e kohes. Tek mjeket i kane syte njerezit, politika, media, shkenca. Te aftesia, perkushtimi dhe sakrifica e tyre eshte ne nje mase te madhe jeta e njerezve dhe e mbare njerezimit. Nje gare e ashper po zhvillohet ne sy te te gjitheve midis mjekeve dhe Covid-19.

Ne kete lufte jokonvencionale, perballe ketij ‘armiku’ te panjohur jane mjeket ne frontin e pare te betejes. Po provohet aftesia e tyre, po testohet eksperienca qe kane perfituar ne vite, po ballafaqohet teknika e teknologjia qe posedojne prej kohes.

Mbi te gjitha ne kete beteje per jete a vdekje po ballafaqohet morali i larte humanist i mjekut, i njohur si ‘Betimi I Hipokratit’. Ky betim eshte nje motivim i larte moral, eshte nje dedikim i pakufizuar dhe i pakushtezuar ne sherbim te jeteve njerezore qe ka ardhur deri ne ditet tona nga antikiteti dhe udheheqe jeten dhe veprimtarine e cdo mjeku kudo ne bote.

‘Betimi i Hipokratit’ ka udhehequr jeten dhe veprimtarine e mjekeve ne kohe lufte dhe paqe, ne kohe mjerimi e prosperiteti, ne kohe katastrofash natyrore e pamdemishe cfarosese, ne kohe juntash, diktaturash te pergjakshme dhe demokracise genuine.

‘Betimi i Hipokratit’ eshte kushtetuta morale e profesionit te mjekut, eshte bibla e tyre shpirterore, eshte busulla orientuese ne cfare lloj kohesh e vendesh, ne cfaredolloj stuhishe e furtunash njerezore.

‘Betimi i Hipokratit’ i jep mjekut kodin universal qe ka lindur mijra vite me pare dhe qe do e shoqeroje edhe mijra vite qe do vijne. Ky kod universal ka krijuar profilin universal te mjekut, si nje profesion i shenjte qe nuk sheh pasaporte, race, ngjyre, fe, status shoqeror.

‘Betimi i Hipokratit’ ka krijuar mjekun pa kufij ane e mbane botes, mjekun qe shkon atje ku njerezit i therret vdekja, ose atje ku njerezit i godet jeta.

‘Betimi i Hipokratit’ eshte i vyer per cdo profesion idealist e humanitar. Si i tille ky kod moral profesional lypet te njihet dhe respektohet para se gjithash nga drejtuesit politik te Shteteve dhe Qeverive.

Kodi i Hipokratit i vendos mjeket mbi cdo pushtet. Kjo buron nga rendesia e jetes mbi vdekjen. Kodi i Hipokratit i ben mjeket te plotfuqishem. Kjo plotfuqishmeri rrjedh nga deshira e jetes mbi cdo gje tjeter.

Kohet e coronavirusit i kane ngritur edhe mjeket tane ne panteonin e Hipokratit. Mjeket shqiptar po mbajne gjalle jete njerezore, po ushqejne shpresa mbare popullore.

Paradoksalisht, edhe ne kete kohe te prevalimit te ‘Betimit te Hipokratit’, ne Shqiperi ndjehet, shihet dhe degjohet politika autokrate.

Urdhera politik mbi thirrjet njerezore, vendime me masa shternguese me shume se te besueshme, gjoba financiare me shume se mbeshtetje financiare, kercenime falimentuese me shume se subvencipnuese, uniforma blu me shume se uniforma te bardha, makina policie me shume se auto-ambulanca, shantazhim e pushim mjekesh nga puna me shume sesa nxitje, mbeshtetje dhe inkurajim i tyre.

Gabim, shume gabim, jashtezakonisht gabim. Kesaj i thone qeverisje jashte kohe dhe vendi. Qeveria Shqiptare lypet te ngulite mire ne mendje se eshte koha e sundimit te Hipokratit dhe jo e autokratit. Nese nuk e kuptojne kete, do qeverisin si Don Kushoti me Sanco Pancon.

Ne keto rrethana shtrohet pyetje jemi fatlum apo fatkeq per Qeverine qe kemi!? Shpresoj qe maskat te na zene hundet dhe gojen, por jo syte dhe mendjen per t’i dhene pergjigjen e duhur kesaj pyetje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here