Edhe pse në çdo vend të botës, me mbërritjen e pandemisë ka nisur dhe dizinfektimi i hapësirave publike, në vendin tonë kjo duket të jetë shumë lajg.
Nga vëzhgimi i bërë sot nga Fax news për kazanet e plehrave rezulton se koshat dhe kazanet janë të tejmbushur me plehra dhe mbeturina.
Në video shihet qartë se nuk janë dezinfektuar dhe as nuk zbrazen rregullisht nga punonësit e Bashkisë së Tiranës. Në kazane hidhen mbeturina të ndryshme dhe mbetje, dhe qytetarët ecin në cepat e rrugës që janë shumë pranë kazaneve, duke rrezikuar dhe marrjen e virusit.
Në njëren nga videot kazanet me mbetje plot ndodhen dhe pranë Inspektoriatit të Shëndetit Publik, ku paradoksialisht bëhet edhe testimet për COVID-19.