I shërbyen të infektuarës me koronavirus, 18 persona, mjekë, infermierë dhe sanitarë në pritje të përgjigjes së analizës së dytë…

0
108

Sonte në mbrëmje pritet të dalin analizat për stafin mjekësor në Fier, të cilët i shërbyen një personi të infektuar me koronavirus.

Burime bëjnë me dije se janë 18 persona që presin përgjigjen e analizës së dytë, mes tyre 3 mjekë dhe pjesa tjetër infermierë dhe sanitarë. Të gjithë personat ndodhen të vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre.

Ende nuk dihet për masat e marra në spitalin e Roskovecit, pasi është konfirmuar se njëri prej mjekëve ka pritur pacienten 62-vjeçare, që më pas shkoi në spitalin e Fierit dhe supozohet se ka rrezikuar stafin. Ky i fundit është vetëkarantinuar në banesë.

 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”.

Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here