Rrugë bosh, dyqane të mbyllura, këto janë pamjet e fundit nga Spanja, ashtu sikurse ka izloluar mbi 130 shtete të tjera nëpër botë.
Tashmë me rritjen e numrit të viktimave dhe të të infektuarëve Spanja i është bashkuar numrit të vendeve që janë gjunjëzuar nga ky virus vdekjeprurës kinez.
Ndërsa qytetarët kanë braktisur punët, bizneset dhe rrugët, numri i viktimave në Spanjë sa vjen dhe rritet.
Spanja, ashtu si Italia dhe Franca tani është izoluar për të luftuar virusin që tashmë duket se është jashtë kontrollit, me rreth 8,000 njerëz të infektuar dhe pothuajse 300 të vdekur.
Në qendër të Madridit, policia patrulloi rrugët, me pak makina që kalonin përgjatë arteries së saj kryesore, Castellana. Në Barcelona, lagjja gotike ishte e zbrazët dhe siguria private ndaloi çdo njeri që dontetë hynte në katedrale.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, tha se po vendos masa drastike për të luftuar koronavirusin, duke detyruar njerëzit të qëndrojnë brenda, me përjashtime vetëm për të ashtuquajturat rrethana të jashtëzakonshme.