Koordinatori i Task Forcës flet hapur: Për çdo të konfirmuar si pozitiv me koronavirus duhen llogaritur pesë të prekur

0
151

Koordinatori i Task Forcës për Koronavirusin dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, i ftuar në studion e  Abc News, theksoi se për çdo një rast të konfirmuar si pozitiv duhen përllogaritur pesë raste reale si të infektuar.

Momentalisht, Shqipëria ka 53 të prekur zyrtarisht me koronavirus, ç’ka bën që sipas asaj që thotë Gjata të kemi rreth 250 të prekur realë.

Studimet tregojnë se jo çdo autoritet mund të konstatojë të gjithë të prekurit përmes testeve, rrjedhimisht një pjesë e madhe e të infektuarëve nuk perceptohen nga sistemet shëndetësore duke vijuar të infektojnë të tjerë.

Prandaj edhe shërben karantina.

Gjata shpjegoi gjithashtu se nëse do të preken 1-2 për qind e popullsisë duhen shpallur gjendja e epidemisë në vend, gjë e cila tanië shtë shumë larg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here