Resorti Mar-a Lago i Presidentit amerikan, Donald Trump do të qëndrojë i mbyllur për disa ditë, ndërsa ka nisur dezinfektimi në të gjithë godinën.
Një masë e tillë është marrë pas shfaqjes së shumë rasteve të konfirmuara në hotelin e Trump javën e shkuar me COVID-19, mes tyre edhe presidenti brazilian.
Mësohet se hoteli do t’i nënshtrohet një pastrimi të thellë për disa ditë.
Testit për koronavirus i është nënshtruar dhe vetë presidenti i SHBA ndonëse kishte këmbëngulur prej disa ditësh të mos e bënte, por tha se kishte dalë negativ.