Rama ndaloi edhe ecjen në këmbë/ Shpërthen Paloka: Kryeministër qesharak….

0
166

Edi Paloka, nënkryetar i PD-së, ka reaguar ndaj masave të fundit të Qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit, ku përfshihet edhe ecja në këmbë pas orës 18:00.

“Kryeministër qesharak dhe i rrezikshëm! Deri në orën 18.00 lejon lëvizjen e njerëzve, lëvizjen e makinave, grumbullimet masive ne qendrat e punës (fasoneri dhe call centers), shëtitjet në rrugë, por pas orës 18.00, qytetarët nuk lejohen të dalin në këmbë.

Dalje paradite dhe karantinë pasdite është një tallje e dhimbshme me jetën e shqiptarëve, për faktin e vetëm se Edi Rama nuk do që të prekë lekët e oligarkëve të vet”, shkruan Paloka në rrjetet sociale.

Sipas ish-deputetit të PD, koronavirusi nuk luftohet vetëm me policë dhe me gjoba ndaj qytetarëve.

“Karantina nuk funksionon part time. Dikush duhet ti thotë në bunkerin ku është izoluar se virusi nuk infekton part time. Zgjidhja është karantinë e plotë, fillimisht për të paktën 14 ditë, rimbursim i bizneseve, rimbursim i pagave, ushqime për të moshuarit dhe më të varfërit”, shprehet Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here