Kur Evropa është “infektuar” nga koronavirusi dhe vendet po kalojnë në masa ekstreme, në Shqipëri paniku dhe frika vazhdon më tepër të jetë ekonomike se sa sëmundja virale që është në fillimet e kurbës së përhapjes.
Nuk është hera e parë në histori që vendi ynë në kushtet e mjerimit kur goditet nga sëmundje si kjo e koronavirusit. Dëshminë ironike se si sillen shqiptarët e pushtetarët na e ka dhënë Faik Konica me veprën në gjysëm “Doktor Gjilpëra…”, shkruar këtu e 100 vjet, pothuaj më parë.
Ndërkohë shumë vende në Evropë, kryeministrat e tyre gjënë e parë që kanë publikuar nuk ka qenë “koka” e tyre në video-selfie, si në rastin e kryeminsitrit tonë, Edi Ramës, por ndërhyrjen e menjëhershme përmes shpalljes së paketës emergjente.
Italia dhe vendet e tjera të Evropës, kanë deklaruar për hartimin e paketës së masave të jashtëzakonshme. Nga të dhënat Italia, më e goditur deri tani, ka pezulluar qysh në javëne parë pagesat e siguriemve shoqërore në industrinë e turizmit për të gjithë vendin, si sektor më i prekur. Për të gjithë të vetëpunësuarit që kanë mbyllur aktivitetin, ky shtet do të japë 500 euro në muaj, për marsin janë pezulluar edhe pagesat e TVSH-së, ndërsa pritet që këto masa të kalojnë në të gjithë shtetet e BE-së.
Ndërsa vendi ynë është në prag të kolapsit ekonomik. Siç vërehet çdo ditë, jemi ende në fazën e emergjencës shëndetësore, kur së shpejti do shihet dhe pasojat ekonomike.
Vendi është në varfëri të tejskajshëm. Njerëzit që sot dynden në supermarket nga frika e ushqimit, do ndalen shumë shpejt, pasi të ardhurat për shumicën e popullsisë do rrudhen, ose mbarojnë. Ndërsa bizneset, siç raportojnë mediat kanë nisur të parashtrojnë kërkesat e tyre, si shtyrje afati të dorëzimit të pasqyrave, pezullim të pagesave fiskale, rimbursim të dëmeve, pezullim të aktiviteteve të mbyllura nga koronavirusi.
Por, çfarë është bërë deri tani, masë e miratuar është mundësia për pezullimin e pagesave të kredive për tre muaj. Kjo siç thuhet nga specialistët mund të mbetet gjysmake nëse nuk mban premtimin për mbështetje nga Banka Qëndrore.
Ajo që thuhet se këtë kosto të humbjes nuk mund ta përballojë as buxheti, po qe se nuk mendohet qysh tani. Rama i ka qëndruar larg kësaj situate financiare duke u mjaftuar të mbyllet në Surrel, e rekomanduar joga, e larje duarsh shqiptarëve! Kjo është e tmerrshme për një kryeministër nëse nuk ka potencën për të deklaruar paketën e emergjencës. Rama mbetet i vetmi në Evropë, që ka epideminë në shtëpi, dhe nuk garanton as bukën për nesër.
Kur gjithë vendet e Evropës po rishikojnë buxhetin për të përballuar situatën, ekonomia shqiptare po lihet e vetme, të mëkëmbet nga ky virus, në të kundërt shumë shpejt nuk do të kryejë punë as karantimi, pasi vendi rrezikon rëndë, kolapsin ekonomik.
Në këtë moment situata politike në Shqipëri është në ditën më të zezë të saj, me parlament gjysmak, mungesë e opozitës reale, e bëjnë të pamundur imponimin e çfarëdo ideje.
Kryeministri ynë gjen vend vetëm në facebook për të reaguar, edhe pse pyetet vazhdimisht për planin ekonomik, se si vendi do mundet me dalë nga kriza, por ai nuk jep përgjigje. U thotë shqiptarëve: Bëni durim! Ndërsa i vetmi vendim i tij i menjëhershëm, pa marrë parasysh ankesat, janë gjobat për popullin.
Në ekran del çdo ditë si babë e nënë, si rol i vetëm “shëruesi”, Rama duke marrë vëmendjen, e dalë në plan të parë, si “ushqim” për barktharët e mediave, por jo për shqiptarët, me vendime. Shqiptarët po presin kryeministrin se si do të përballen me krizën ekonomike, me bukën, dritat, ujin, pagesat, faturat, bizneset…Sa para ka në xhepat e secilit prej nesh, qysh tani ende pa mbërritur në pikun e përhapjes së infeksionit, që thuhet se mund të na mbajë mbyllur edhe tre muaj!.