Në Korenë e Jugut po implentohet në rrugë testimi I njerëzve nëse janë të prekur nga Covid-19, ashtu siç po bëhet edhe nëpër vende të tjera të botës.
Kjo është konfirmuar nga një ekipi i gazetarësh në “Wall Street Journal”, të cilët vizituan Suelin e Koresë së Jugut që është një nga qendrat më të populluara. Mënyra e testimit në këto qendra, në të cilat ti fare lehtë mund të kalosh me makinë, funksionon në këtë mënyrë.
Fillimisht ti plotëson një formular e në bazë të përgjigjeve mjekët e specializuar shohin nëse është i nevojshëm testimi për Covid-19 për ty. Nëse është i nevojshëm mjekët të masin temperaturën e të marrin një kampion sekrecionesh nga hunda. Pas disa orësh ty të vjen një përgjigje me mesazh nëse je apo jo i infektuar me koronavirus.
Këto qendra ambulante testimi kanë rezultuar shumë të sukseshme në vendet që janë implementuar. Ato falë numrit të madh të tyre e shpejtësisë së mënyrës së mbledhjes së kampioneve nuk kanë krijuar rradhë të gjata për shoferët që duan të dinë për veten e tyre si dhe familjarët nëse janë të prekur nga virusi. Në Kore të Jugut, vëndi i katërt me përhapjen më të madhe të Covid-19 në botë, me plot 8162 raste të konfirmuara, qeveria ka hapur mbi 500 qendra të këtilla testimi.