Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen shprehu optimizëm të martën se një vaksinë koronavirusi mund të godisë tregun “mbase para vjeshtës”.
Në një video, Von Der Leyen iu referua bisedimeve me CureVac, një kompani bioteknike që po punon për një vaksinë kundër koronavirusit. BE i ka ofruar kompanisë 80 milion € në mbështetje financiare.
“Shpresoj se me këtë mbështetje, ne mund të kemi një vaksinë në treg, ndoshta para vjeshtës,” tha ajo.