Një automjet i parkuar poshtë një pallati në Vlorë është djegur gjatë mbrëmjes së sotme. Automjeti kishte 3 javë që nuk lëvizte nga vendi që ishte parkuar dhe dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.
Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet ndërkohë që ende nuk bëhet me dije identiteti i pronarit të automjetit.