Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm: Anuloni udhëtimet e planifikuara

0
138

Nderkohe qe Shqiperia ndodhet ne karantine, Ministria e Jashtme ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me ata qytetarë që kanë planifikuar udhëtime.

Deklaraten e ben sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila me qëllim parandalimin e përhapjes së udhëzon të gjithë qytetarët te anulojne udhetimet.

Gjithashtu, MEPJ bën me dije se një pjesë e konsiderueshme e linjave të fluturimit i kanë anuluar fluturimet për në aeroportin e Rinasit.

Për më tepër, një numër i konsiderueshëm shtetesh kanë ndaluar kalimin tranzit përmes aeroporteve të tyre, si dhe qarkullimin e të huajve në territorin e tyre.

Sa i përket shërbimeve konsullore të nevojshme apo të emergjencës për të cilat qytetarët dëshirojnë të aplikojnë, MEPJ informon se qytetarët duhet të drejtohen në platformën e shërbimeve konsullore online (SHKO), në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme klikoni në linkun:

https://punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-online/ dhe në Portalin Qeveritar e-Albania në linkun: https://e-albania.al/Default.aspx

Për çdo informacion tjetër të nevojshëm, MEPJ i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të kontaktojnë pa hezitim me Përfaqësitë e RSH-së në vendin ku ndodhen, në numrat e tyre të emergjencës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here