Efektivë të Policisë së Shtetit dhe forcat e ushtrisë kanë zbritur në rrugët e qytetit të Tiranës ku komunikojnë me qytetarët për tu kthyer në banesat e tyre pas daljes së tyre në orarin e vendosur nga autoritetet që lejohet për të qarkulluar me kufizim.
Në zonën e Xhamllikut gazetarja e Fax News Edona Haklaj e ka ndjekur nga afër situatën teksa shpesh efektivët janë përballur edhe me kundërshtimet e qytetarëve.
Në fakt urdhëri parashikon se lejohen të dalin ato qytetarë që aplikojnë në portal, dhe jo pa pasur një justifikim përkatës, ndërsa rrugët janë mbushur me qytetarë t ëshumtë, disa prej tyre shëtisin dhe ulen nëpër parqe dhe stola të tjerë janë futur nëpër markete ku janë krijuar edhe radhë për të blerë produkte ushqimore.
Fax News ka kapur edhe një moment ku efektivët i luten një të moshuare që të kthehet në banesë, teksa kjo e fundit i kthehet duke thënë se ka dalë të marrë ajër dhe mund të vdes brenda.
“Or bir është më mirë të vdesim brenda të mbyllemi dhe të qelbemi brenda, apo të marrim ajër të pastër? Edhe ne njerëz jemi, duhet të mbushim mushkëritë me ajër. Nuk rri dot e mbyllur si me qenë në burg, të jem në burg me vërtetë, qëndroj se e kam larguar mendjen. E kam shtëpinë në rrugicën aty, po pres djalin, sepse është në punë dhe i kam çelsin. Virusin e kalova, e kam kaluar 9 herë”, tha e moshuara.