Mjeku që humbi jetën/ Mesazhi i tij i fundit prekës: Dorezat mbaruan, po punojmë…

0
126

Ndërron jetë edhe një tjetër mjek italian që kishte dalë pozitiv në testet për koronavirusin. 57-vjeçari punonte në një spital në qytetin e Codogno.

Marcello Natali u transferua në Milano ku u diagnostikua me pneumoni të dyfishtë. Në një nga intervistat e fundit që dha para se të testohej për COVID-19, ai i tha Euronews se duhej të punonte pa doreza:

“Ato kanë mbaruar”, tha ai duke shtuar:

“Ne nuk ishim të përgatitur për koronavirus: si doktorë të epokës pas antibiotikut, ne u rritëm duke menduar se një pilulë kundër gjithçkaje ishte e mjaftueshme”.

 

Ai gjithashtu tha që në Codogno dhe një qytet të afërt, Casale, 14 nga 35 mjekë ishin në karantinë ose ishin shtruar në spital që nga 28 shkurti./euronews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here