Plas protesta në Elbasan: Jemi të izoluar, po na vdesin fëmijët për bukë…

0
168

Ndërsa vendi është në shtetrrethim dhe qeveria ka dhënë urdhër që njerëzit të mos dalin nga shtëpia, banorët e komunitetit rom në Elbasan janë ngritur në protesta.

Ata shprehen se janë të izoluar dhe nuk kanë ushqime për të ngrënë. Ndaj i bënë apel kryeministrit Edi Rama ti ndihmojnë duke i furnizuar me ushqime pasi po i vdesin fëmijët për bukë.

“Fëmijët i kemi të sëmurë. Kemi nevojë për ndihmë nga Edi Rama. Jemi në krizë jemi popull i varfër.

Ju lutem të na ndihmoni një orë e më përpara se jemi në krizë. Jemi popull i varfër. Ju lutem Edi Ramës një orë e më përpara të na sjelli ndihma për lagjen 5 maji në Elbasan,”– tha një prej protestuesve.

Banorët romë u shprehën se nuk kanë marrë asnjë ndihmë deri tani përveç disa familjeve.

“Marrim 30 mijë lekë, të hamë apo çfarë të bëjmë. Të na vdesin kalamajtë për bukë. Të mendohet edhe për fukarenjtë. Nuk kemi marrë asnjë ndihmë vetëm 20 veta tek bashkia,”– shtoi një prej protestueseve.

Ndërsa theksuan se nuk janë kundër vendimit të qeverisë për tu izoluar për të mos u përhapur virusi por kanë nevojë për ushqime: “Mirë bën që mbron jetën tonë Rama por duhet të na japë ndihma.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here