“Shkurtim edhe të fondit buxhetor të Institucionit të Presidentit”, Meta i përgjigjet Ramës: Të përcaktohet sa më parë kriteret e ndihmës për biznesin dhe familjet

0
123

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak me pare në kuadër të planit financiar për shkak të situatës me koronavirusin, se paga e ministrave dhe deputetëve do të përgjysmohej, ndërkohë që këtë rrugë e la të hapur dhe për presidentin Ilir Meta, nuk vonoi dhe përgjigja e këtij të fundit.

Përmes një reagimi, presidenti Meta pranoi nismën në fjalë, ndërsa theksoi se jo vetëm paga e tij, por do të ketë shkurtim dhe të fondit buxhetor të Institucionit të Presidentit.

Mes të tjerash kreu i shtetit i kërkoi qeverise qe te përcaktojë kriteret e ndihmës për biznesin dhe familjet më në nevojë.

REAGIMI I METES
Përshëndes mbështetjen financiare të bërë publike nga Kryeministri.

Ftoj Qeverinë të përcaktojë sa më parë kriteret e ndihmës për biznesin dhe familjet më në nevojë.

Inkurajoj gjithashtu konsultimin me grupet e interesit për të bërë transparente detajimin e fondeve, për t’u dhënë përgjigje të menjëhershme nevojave emergjente të qytetarëve.

Sa i përket trajtimit financiar të Presidentit të Republikës, ai do të shkurtohet në të njëjtën mënyrë, si dhe për zyrtarët e lartë të shtetit, të parashikuar në planin e bërë publik.

Po kështu Institucioni i Presidentit të Republikës është solidarizuar me shkurtimin e fondit të buxhetit vjetor në interes të riadresimit të tyre, në mbështetje të shëndetësisë dhe sektorëve të vijës së parë në këtë përballje me pandeminë globale të COVID 19.

Bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë, duke mundur frikën, me besimin e palëkundur te e ardhmja dhe në Zot.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here