Shqipëria alokon për koronavirusin 70 dollarë për banorë…

0
130

Nga Kastriot Islami

Vendet kryesore të globit, të prekuara nga pandemia e koronavirusit, kanë deklaruar apo miratuar nga institucionet e tyre shuma totale të konsiderueshme fondesh, mbi 6,5 përqind të GDP:

a. Për të asistuar sistemin shëndetsor pra për të përballuar situatën e re të krijuar nga pandemia;

b. Për të asistuar qytetarët në nevojë që të kenë mundësi të zbatojnë planin e masave drastike e të mos vdesin nga uria apo nga pamundësia të mos zbatojnë masat drastike;

c. Për të asistuar kompanitë dhe ndërmarrjet publike e private që të falimentojnë, pra vendi të mos rrënohet ekonomikisht e kështu të vazhdojë aktiviteti ekonomik në kushtet e pandemisë…

Pra në varësi të GDP, shtetet e ndryshme, drejtuesit e shteteve kryesore kanë deklaruar shumat përkatëse. Nga analiza e tyrë rezulton se:

1. Franca do të shpenzojë rreth 11 % të GDP ose rreth 4500 euro për çdo banor.

2. Gjermania do të shpenzojë rreth 14 % të GDP ose rreth 6600 euro për çdo banor.

3. SHBA do të shpenzojë rreth 7 % të GDP ose rreth 4000 dollarë për çdo banor.

4.   Shqipëria do të shpenzojë 1,5 % të GDP dhe vetëm rreth 70 dollarë për çdo banor???!

Image

Bëhen me këtë rast disa pyetje:

a. A kanë shqiptarët prioritet tjetër në këto momente më të madh se mbrojtja dhe ruajtja e shëndetit?

b. Përse Shqipëria ka vënë në dispozicion vetëm 1,5 % të GDP e 70 dollarë/frymë?

c. A mjaftojnë vetëm 70 dollarë/frymë për të përballuar këtë pandemi?

d. Përse nuk rialokohet buxheti i 2020 duke përcaktuar si shpenzim kryesor këtë prioritet?

Shqipëria ka hapësira për të mirëfinancuar këtë prioritet dhe duhet ta bëjë këtë urgjentisht.

Përndryshe fjalët e këshillat do të konsideroheshin tallje me jetën e shqiptarëve.

Në fund të fundit paratë e tyre shqiptarët e varfër e të pambrojtur kërkojnë t’i shpenzojnë në këto ditë të vështira për të mbrojtur jetën e prindërve dhe fëmijëve të tyre!

Shqiptarët nuk kanë prioritet tjetër në këto momente!

Nëse kjo s’ndodh, shqiptarët shumë shpejt mund të formulojnë kërkesën për të sekuestruar të gjithë pasuritë e paratë e fituara në mënyrë të paligjshme e korruptive, përmes trafiqeve dhe zhvatjes së pronës e pasurisë publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here