Si të ‘ngrini’ pagesat e kredive, bankat nxjerrin njoftimin për klientët…

0
115

Bankat po njoftojnë të gjithë klientët e tyre të cilët do të kërkojnë shtyrjen e pagesës së kësteve të kredisë se si do të aplikojnë në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar nga Kryeministri Rama dhe Guvernatori Sejko në kuadër të masave të marra për kufizimin e efekteve negative në ekonomi në mes të krizës së pandemisë të COVID 19.

“Çdo klient i cili pretendon që në situatën COVID-19 nuk ka aftësi pagimi dhe kërkon të shtyjë pagimin e kësteve duhet që, në mënyrë elektronike apo shkresë zyrtare të dorëzojë kërkesën për shtyrje kësti duke e shoqëruar me arsyet e mospagimit të kësteve. Kërkesa duhet të dërgohet në një nga mënyrat: elektronikisht me email; ose me sms; ose me shkresë zyrtare pranë degës ku kanë marrëdhënie”.

Banka do të shqyrtojë çdo kërkesë dhe do do të marrë një vendim brenda 3 ditë pune duke ia komunikuar klientëve të saj zyrtarisht.

“Nuk do të ketë nevojë për amendime apo shtojca kontratash dhe se do të zerojë penalitetet për vonesat gjatë periudhës së përcaktuar për të gjithë klientët e portofolit të kredisë, ndërkohë që interesat dhe principali do të vazhdojnë të gjenerohen normalisht”, thuhet në këtë njoftim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here