Basha: Të shpallet emergjenca kombëtare. Qeveria të detyrohet me ligj të ndihmojë qytetarët dhe bizneset

0
130

Në një lidhje me emisionin “Zonë e Lirë”,  kreu i PD Lulzim Basha foli mbi situatën në vend në këto kohë pandemie.

Reagimi i Bashës

Duhet urgjentisht shpallja e emergjencës kombëtare e cila, nga njëra anë qartëson detyrimet e qytetarëve, por qartëson dhe detyrimet e shtetit. Se në një gjendje të tillë edhe shteti ka detyrimet e veta ndaj qytetarëve. Nuk është me çështje pastaj morali i qeveritar apo aftësia qeveritare. Është çështje detyrimi ligjor për t’u përgjigjur qytetarëve

Thirrja ime sot është të ketë transparencë, të ketë detajim. Ore ne themi për një moment që e ka ky mirë dhe e kemi ne gabim. Shumë mirë, do ta duartrokas, do ta përshëndes. Do ta falenderoj në emër të Partisë Demokratike, në emër të gjithë opozitës, por duhet të jetë e qartë çfarë duhet të presë çdo qytetar, çfarë duhet tëp resin njerëzit që janë të papunë, çfarë do tëp resin ata që janë në pamundësi për të dalë në punëdhe nuk marrin dot rrogën. U tha që do të merrni rrogë. Si do merret rroga? Pra është detyrë e qeverisë në këto moment të veprojë shpejt, të veprojë qartë, të veprojë me transparencë. Detaji, qartësia një dhe e dyta nuk ka mjaftueshëm fonde, nuk ka mjaftueshëm fonde në planin që ka shpallur dje kryeministri dhe mundësitë e buxhetit janë. Buxheti ka para, buxheti ka para, por duhet të ketë një plan të qartë për t’I vendosur këto para në shërbim të njerëzve sepse njëmedia ka publikuar dhe pas saj shumë të tjera se vetëm dje 22 milionë euro janë paguar nga buxheti për katër kompani. Në kulmin e koronavirusit, epidemisë paguajnë 22 milionë euro. Tani ta vendosim pak këtë në perspektivë . Ndan 25 mln euro për shëndetësinë në total në mes të kësaj dhe, papritur për 48 orëjanë bërë faturat. Do të thotë që atyre u është thënë hajde bëjeni shpejt sepse pas kësaj s’do të ketë me lekë. Domethënë ti favorizon kater klientë të tutë dhe u jep të njëjtën shumë që I jep shëndetsisë të gjithë shqiptarëve.

Janë 4 kontrata. Ka para, nuk po them që kemi mundësitë e Italisë, Gjermanisë, Francës apo të Anglisë, por kemi mjaftueshëm mundësi për të financuar plotësisht 3 prioritet kryesore. Prioriteti i parë dhe më kryesori që mbetet i nënfinacuar, është shëndetësia. Do të të lexoja mesazhet e mjekëve që kam në telefon, por nuk jam unë ai që përdor tonet e panikut për t’i futur frikën njerëzve, fakti është që mjekët janë në ditën e tyre më të vështirë. Nuk kanë mjaftueshëm pajisje mjekësore. Po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Nuk kanë mjaftueshëm pajisje mbrojtëse në radhë të parë dhe në radhë të dytë nuk kanë pajisje testuese. Ne jemi në një krizë për to. Duhet urgjentisht të merren masa. Kemi kaq ditë që e kërkojmë. Për fat të mirë, dy ditë më parë u hap më në fund tenderi për aparatet respiratore. Nuk dihet pse duhej hapur vetëm para dy ditësh, por të paktën u hap dhe e përshendeta, por tani është momenti për të siguruar mjetet mbrojtëse dhe pajisje testuese. Dje I dërgova një letër edhe rezidentit të OBSH-së në Tiranë, duke kërkuar që të bëjë gjithçka për të na mbëhstetir në këtë fushë. Tani ëhstë shumë më e vështirë sesa në kohë normale, por po të kërkosh, gjen. Thirrja ime për qeverinë është të mos humbasë asnjë minutë kohë për t’u siguruar mjekëve këto pajisje. Nuk mund të paguash 22 milionë euro dy ditë përpara dhe t’i japësh 25 milionë euro shëndetësisë në këtë ditë. Ato 22 milionë euro duhet të kishin shkuar të gjitha për shëndetësinëm për mjekët apo duhet t’u kishin shkuar për ndihmë familjeve në nevojë, apo për masat që duhen marrë që ekonomia të mos bjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here