Manastirliu ndan lajmin e gëzueshëm/ Shërohen dy pacientë e parë të prekur nga koronavirusi

0
146

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhene lajmin e mire per kete mbremje.

Ministrja ka bërë me dije se testi i dytë i pacientit që shënoi rastin e parë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri për pacientit të konsideruar si rasti “zero” rezulton negativ, çka do të thotë se është drejt shërimit të plotë.

Postimi i plote:

Lajm i mirë??
Dy pacientët e parë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë??

Dy pacientë, kontakte të pacientit 0️⃣ që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.
#Bravo ekipit të spitalit infektiv??

Por JU LUTEM KUJDES‼️Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës❗️

JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI‼️
Nëse keni shenja të sëmundjes ☎️ vetëm 1️⃣2️⃣7️⃣‼️

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here