Dola, sot, ne orën 16.00 kur ishte koha e dyte e “lirisë”, pas vendimit te qeverisë për ta kufizuar ne dy orare lëvizjet e qytetarëve, paradite dhe pasdite.
Pra, dola pasdite per te marre nje porosi emergjente diku matane urës, tek zona e pallatit me shigjeta.
Ngaqë lëvizjet e mia janë shumë të kufizuara dhe ndoshta një herë në tre ditë, sa për të blerë ushqimet e domosdoshme, çfarë më panë sytë ishte një tmerr, e paimagjinueshme.
Kur virusi po terrorizon mbarë botën e qytetëruar, dhe sensibiliteti i tyre është në ekstrimitet dhe qeveritë po bëjnë planet e menaxhimit financiar të qytetarëve të tyre, në Shqipëri është rasti më i pastër i papërgjegjshmërisë.
Rrugët ishin mbushur përplot me njerëz, pa përjashtim të rinj e të reja, të moshuar..që rendnin me maska e pa maska, me doreza pa doreza.
Askush nuk pyeste, të kujdesej për të ecur në anë, apo për distancën me tjetrin. Rendja ishte në mendjet e tyre si duket. Nxitonin të përplasnin, me brryla, dhe pa asfarë shqetësimi kalonin nga një anë e rrugës në tjetrën. Mu tek semafori ku pritet rruga për nga kodra e ish Misto Mames, dhe Yzberishtit perëndimi i diellit krijon prespektivën e pamjes vezë…makinat ishin rresht në trafik. Boritë kërcisnin më fort se herë të tjera.
Kur papritur nja tre tanke, me burra të bëshëm, në dritare me mitralozë në dorë thjesht shikonin skenat e trotuareve, dhe ndalonin pas makinave që kishin krijuar rreshtin e gjatë në pritje të hapjes së semaforit.
Nëpër dyqanet në anë të rrugës, tufa e njerëzve as në ditët e zakonshme nuk i krijonte me aq histeri për ushqime.
Dikush na thotë se kjo nuk është normale. Në fakt, sikur edhe një person të dalë nga shtëpia, në oraret e rekomanduara, sërish do mbusheshin rrugët.
Nëpër lagje shqetësimi është akoma më i madh. Njerëzit rrijnë në karriget e lokaleve e bareve, apo në këmbë me njëri tjetrin.
Dyndjen në supermarketet e lagjeve krijojnë kaos, se masa kujdesi ndaj virusit jo e jo. Në një rast iu drejtuam menaxherit të një supermarketi pse nuk i lë klientët të qëndrojnë në radhë jashtë dyerve, pasi hapësira brenda është shumë e ngushtë, për të blerë e për të mbajtur distancë në radhë. Më kundërshtoi, duke u shprehur se i ikte klientela, dhe nuk munden. Prej dites qe Rama ka shpallur levizjen e kufizuar per qytetaret, daljet me orare, duket se kete e kane marre si dyndje neper rruge, dhe jo mase kujdesi. Kjo tregon se eshte gjetur menyra me e keqe si mase sigurie. Jo pak mediat ne gjithe keto dite kane raportuar, e fotografuar se si jane mbushur rruget, ne oraret e lejuara, pa ndjere kercenimin per jeten.
Njerëzit deri tani janë të keqorientuar, dhe kufizimi i orareve është një dështim. Ndërkohë që bota kryen teste për gjetur vaksinën kundër koronavirusit, kryeministri ynë nxjerr tanket në rrugë, për të krijuar terror në vend të masës së sigurisë.
Shqipëria po del jashtë kontrollit nga masat e kryeministrit. Kete te shohe kryeministri dhe jo të nxjerre për parakalim tanket. Redaksionale.standard.al