Ishte në shtatori 1918 kur gripi spanjoll nisi të shkaktojë vktima në masë. Fillimisht në SHBA e pastaj në Evropë. Në pranverën e 1919, kur epidemia, kishte marrë tashmë dhjetëra miliona jetë në të gjithë botën, u duk se ajo u ndal. Por u rikthye përsëri me viktima në vitin 1920, gati dy vjet pas shfaqjes së parë. A do të ndodhë e njëjta gjë me pandeminë aktuale? Nëse rregullat e ashpra efektive në Kinë dhe, mbase, në Evropë, kanë rezultat, çdo të ndodhë në Afrikë e më tej në Amerikën Latine?
Kjo është arsyeja pse kërkimi i ilaçeve dhe vaksinave është një imperativ absolut. Shkenca gjenetike po përparon me shpejtësi. Kur duhen vite hulumtime për të identifikuar dhe më pas për të zhvilluar një vaksinë, ndërmarrjes amerikane “Moderna” iu deshën vetëm 40 ditë për ta bërë këtë. Produkti i saj u testua të hënën më 16 Mars në 45 pacientë të shëndetshëm në Seattle, shteti Uashington. Do të duhet më shumë se një vit para daljes së saj në treg. E nëse prova del me sukses, ajo do të shpëtojë miliona jetë, ashtu si të gjitha vaksinat.
Pas “Moderna”, në garë për të zhvilluar produktin më efektiv janë edhe Johnson&Johnson, Sanofi dhe më shumë se 20 kompani dhe organizata të tjera. Sidoqoftë, kjo nuk është një garë shumë e mirë. Vaksinat janë të shtrenjta për tu zhvilluar, flitet se duhen 2 miliardë dollarë (1.82 miliardë euro) për një vaksinë për koronavirusin, dhe gara e shfrenuar nuk është pak, kur dihet se një ose dy injeksione janë të mjaftueshme për tu mbrojtur. Laboratorët e mëdhenj botërorë dhe të rinjtë do mund të ja dalin vetëm nëse subvencionohen nga fondacionet ose shtetet. “Moderna” e ka pësuar një herë nëntë vjet më parë.
Dhe, në fushën kërkimore, amerikanët e kanë margjinalizuar Kontinentin e Vjetër. Bosi i Moderna është një francez, Stéphane Bancel, ish drejtor menaxhues i BioMérieux, dhe shumica e evropianëve i kanë zhvendosur kërkimet e tyre të fundit në SHBA. Në epokën e “Amerika e Para”, kjo nuk është e ndershme.
Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu shumë zemërim kur zbuloi se SHBA po përpiqeshin të blinin prodhuesin e speciualizuar gjerman CureVac, i cili është gjithashtu në prag të zbulimit të një vaksine. “Kapitalizmi ka kufij,” tha deputeti socialdemokrat Karl Lauterbach. Ne nuk mund të vazhdojmë të jemi të varur nga Kina dhe SHBA për ilaçin tonë.”
Edhe shefi i Sanofi, Paul Hudson, nxiti qeveritë evropiane të krijonin një agjenci të specializuar përballë Shteteve të Bashkuara. Ky është gjithashtu kuptimi i “frazës së kriptuar” të Emmanuel Macron, i cili me12 mars, foli rreth nevojës për të rigjetur balancën në kontrollin e shëndetit dhe ushqimit. Lufta për vaksinat sapo ka filluar, dhe ajo do të jetë vërtetë e kushtueshme. Philippe Escande/Le Monde