Në Mbretërinë e Bashkuar numri i viktimave nga koronavirus ka shkuar në 244, që nga e enjtja që nisi të ndihet kriza.
Të dielën, vdekjet e shtatë pacientëve të tjerë në Uells, tre të tjerë në Skoci dhe një fatalitet i dytë në Irlandën Veriore e çuan gjithsej numrin e viktimave në mbarë vendin në 244. Rritja e rasteve të vdekjeve nga virusi vjen në ditën kur Boris Johnson u bëri thirrje familjeve të qëndrojnë larg prindërve dhe ta festojnë Ditën e Nënës përmes Skype.
Testimi ka rezultuar në 20 raste të reja pozitive në Irlandën Veriore, duke e çuar numrin e përgjithshëm të çështjeve të konfirmuara në 128. Numri i përgjithshëm i testeve të përfunduara në Irlandën Veriore është 2,484. Gjithsej 44 të testuar pozitivë ishin të moshës 44 vjeç ose nën, 44 të tjerë të moshës 45-69 vjeç dhe 40 ishin të moshës 70 vjeç ose më shumë, shkruajnë mediat e huaja.
Meshkujt ishin 73 raste dhe femrat 55. Zyrtari përgjegjës i mjekësisë për Uellsin Dr Frank Atherton konfirmoi se 12 persona në Uells kanë vdekur në total, me shifrat që rriten brenda natës me shtatë. Vdekjet kanë ndodhur gjatë javës, por rezultatet e tamponit konfirmuan se ishin të infektuar me Covid-19. Ata ishin mbi 70 vjeç dhe kishin edhe probleme të tjera mjekësore.
89 persona të tjerë u testuan pozitivë të dielën, duke e çuar numrin e çështjeve në Uellsit në 280. Ministrja e Parë, Nicola Sturgeon paralajmëroi gjithashtu se pub-et që qëndrojnë të hapura gjatë shpërthimit të Covid-19 po rrezikojnë jetën e njerëzve.
Sturgeon tha që ndërsa “shumica e bareve, restoranteve dhe kafeneve kanë zbatuar udhëzimet e qeverisë skoceze për mbylljen e tyre, por ajo kishte parë në mediat sociale që një “pakicë e vogël mund të mos jetë në përputhje me këtë”. Ajo theksoi se: “Nëse kjo është e vërtetë, mos gaboni … rrezikohet jeta. Ju lutemi bëni gjërat e duhura tani”.
Kjo vjen ndërsa zinxhiri i dyqaneve “Boots” paralajmëroi stafin që depot e tij po përmbajnë furnizim të mjaftueshëm vetëm për disa ditë dhe rezervat do të shterren deri në fund të javës së ardhshme, për shkak të blerjeve të panikut. Deri të shtunën në 28 Mars, kompania pret që të ketë mbaruar qetësuesit kundër dhimbjes, “Paracetamol”.
Në një memorandum urgjent për stafin, Boots njoftoi gjithashtu masa të forta për të kufizuar shitjen e të gjitha produkteve “që përmbajnë Paracetamol”, në secilën prej 2,500 dyqaneve të saj, për vetëm një për person. Kompania i tha stafit se vendimi është marrë në mënyrë që: “Të na ndihmoni të mbështesim sa më shumë klientë të jetë e mundur”.