Me vdekjen e 43-vjeçarit nga Kavaja gjatë ditës së sotme në spitalin Infektiv në Tiranë, është mirë të rrëzohet miti se koronavirusi prek vetëm personat e moshave të treta, dhe që kanë medoemos sëmundje të tjera shoqëruese.
Nebiu, siç e thërrisnin të gjithë në qytetin e Kavajës, humbi jetën gjatë mëngjesit të sotëm në spitalin e Traumës, pasi luftoi për rreth dy javë me COVID-19, i cili më pas i shkaktoi dhe vdekjen.
Nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese, dhe i vetmi shkak që nën rreshta u shkrua nga Ministria e Shëndetësisë ishte ajo e obezitetit, por që siç shihet dhe nga fotoja e mëposhtme, nuk kishte vend për shqetësim në kushtet e një shëndeti normal.
Të shumta kanë qenë ngushëllimet e të afërmve dhe miqve të tij në qytetin e Kavajës për këtë humbje të madhe e të parakohshme, të një djali që rrallëherë e hiqte buzëqeshjen e tij nga fytyra.
43-vjeçari ishte kthyer në datën 9 Mars nga Italia, ku dhe i ishin shfaqur simptomat e para të sëmundjes, dhe më pas u shtrua në spitalin e Traumës në kryeqytet, së bashku me të atin e tij.
Ndërkohë ajo që e bën edhe më tragjike situatën është se nëna e viktimës ndodhet ende në Itali, dhe nuk do të ketë mundësi as ti japë lamtumirën e fundit djalit të saj.