Një ish-futbollist i njohur shqiptar raportohet se është i infektuar me koronavirus. Ai e ka marrë lajmin në 24 orët e fundit.
Bëhet fjalë për F.R, ish-lojtar i skuadrës së Tiranës. Për fatin e tij të mirë, ai është në një gjendje të mirë shëndetësore, pa asnjë problem prej virusit. Ka dyshime se në ditët e fundit ai ka patur kontakte me disa punonjës të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe mund të ketë përhapur virusin.
Ish-futbollisti, i cili ka punuar edhe si komentator sportiv, është shtruar në spital.