Si nis dita e Prof. Kalos tek Infektivi: Informon, inkurajon mjekët roje, vrap tek Urgjenca…

0
145

Mjeku Tritan Kalo e ka kaluar ditën e diel në detyrë, në Spitalin Infektiv ku po kurohej pacientët me koronavirusin e ri COVID-19. Mjeku na ka treguar se çfarë konkretisht bën një profesor i njohur si ai dhe drejtues i ekipeve që në mëngjes, sapo nis punën në këto rrethana të reja dhe problematike.

Në mesazhin e tij në Fb, Kalo iu drejtohet qytetarëve sërish me thirrjen situata ëhstë preokupuese, por ajo mund të shkurtohet si kohë me mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

“Edhe pse e diel, 22 mars 2020, detyrimi qytetar dhe ndërgjegjësimi profesional na kërkon të jemi në detyrë; fillimisht me informimin objektiv të Ministrisë së Shëndetësisë për situatën, më pas inkurajimi i ekipit roje në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, takimi me drejtuesit e Shërbimit të Urgjencës Polivalente  në QSUT – hallkë shumë e domosdoshme në menaxhimin e të gjithave urgjencave të qytetit milionësh të Tiranës – si dhe një trajnim në mjedis të hapur të stafit të këtij shërbimi dhe të stafit shtesë, në lidhje me mundësitë e triazhimit të shpejtë dhe të saktë të rasteve që paraqiten në Shërbimin e Urgjencës Polivalente, përfshirë edhe ato ndoshta të prekur nga COVID-19.

Na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi dhe duke zbatuar rregullat e distancimit social.

Është një situatë preokupuese, por ajo mundet të shkurtohet si kohë me mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, dhe po me mirëkuptimin tuaj do të mundemi të kemi sa më pak humbje jetësh.

Jeta e çdo shqiptari është pa çmim.

Së bashku ne do t’ia dalim mbanë!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here