Yuri Kim publikon videomesazhin: Kjo është luftë, të qëndrojmë në shtëpi për të jetuar!

0
170

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim vjen me një apel të fortë për qytetarët shqiptarë, të cilën në këto ditë të vështira për vendin po kalojnë shumë ditët në izolim për shkak të koronavirusit.

Postimi i plotë

“Përshëndetje! Doja t’ju thoja se sot unë bisedova me presidentin Meta dhe kryeministrin Rama për shprehur vlerësimin për udhëheqësin e tyre për të unifikuar në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri. U shpreha gjithashtu edhe mbështetjen e fortë për masat që ata kanë marrë në këtë betejë. Ato janë të fortë, por të nevojshme. Ashtu si kanë thënë presidenti Trump dhe kryeministri Rama; kjo është një luftë dhe për të fituar një luftë duhet disiplinë dhe bashkim. Prindërit dhe gjyshërit tanë u thirrën për të dhënë jetën në vijën e zjarrit. Ne na kërkohet që të qëndrojmë në shtëpi për të jetuar. Prandaj, le ta bëjmë këtë. Të qëndrojmë të bashkuar, të qëndrojmë të disiplinuar, dhe ta fitojmë këtë luftë. Faleminderit shumë dhe rrini në shtëpi.”, thuhet në videomesazhin e diplomates amerikane.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here