Këshilli i ministrave të BE-së për çështjet evropiane dha sot PO-në për çeljen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kjo e fundit do i hapë negociatat menjëherë, kurse Shqipërisë i janë rënduar kushtet dhe do nisë negociatat pas plotësimit të tyre.
Pas ketij vendimi ka reaguar edhe Presidenti Meta, i cili shprehet se i pershendet dhe falenderon të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues.
Postimi i plote:
Përshëndes vendimin e sotëm politik të Këshillit të Ministrave të BE që konfirmoi qartë perspektivën europiane të Shqipërisë duke miratuar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.
Falenderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në axhendën europiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh!
Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve! ?????