“Engjëj të botës, që jetën kanë mbështjellë me dritën e syrit…”/ Luan Rama dedikim rrënqethës mjekëve

0
105

Një dedikim i ndjerë në këtë situatë të vështirë që po kalojmë në përballje me koronavirusin, i bëhet mjekëve që po luftojnë në front të parë. Përmes një poezie, Luan Rama nga LSI-ja i cilëson ata ëngjëjt e botës që ruajnë jetët e njerëzve, duke i qendruar besnikë betimit të Hipokratit.

ENGJËJT E BOTËS

( Dedikim mjekëve)

Kapluar në ethe,
Prej ashtit të vet
Bota rënkon dhembjen e njeriut!

Ngrijnë retë nëpër qiell
Prej piskamës së shpirtit,
E dhembja në dhembje mpihet!

Yjet – kristale gjaku,
Rrugën e Qumështit gjakojnë,
Ndërsa bota pezmon në detin e dhembjes së vet!

Mes Skillës dhe Karibdës,

Flama – kurorë,
Luan me fatin e saj!

Rrugët e botës,
Si damarë të zbrazur,
Presin të ndjejnë prapë
Vlagën e jetës.

Qytetet e botës
të ndalur në bosh,
Presin këngën e njeriut,
që të mos ngjajnë më si arkëmorte ëndrrash të vrara!

Shpirti i Dantes,
Më dha këngët e Beatriçes,
T’ju falem mjekëve – engjëj të botës,
Që jetën kanë mbështjellë me dritën e syrit,
Dhe e ruajnë si amanetin e brengës së madhe të Hipokratit!

Asnjë të mos harrojë se është njeri!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here